Reklamë I Love Orange

Katrahurë në Sarandë: Rikonstruksione që nuk përfundojnë Kurrë

Katrahurë në Sarandë: Rikonstruksione që nuk përfundojnë Kurrë

 

Saranda, një nga qytetet më të vizituara të Shqipërisë, vijon të përballet me një situatë absurde dhe të papranueshme që po dëmton rëndë imazhin e saj. Përveç rrëmujës së pafundme në qendrën  e qytetit dhe Parkun Miqësia, ku punimet e nisura më shumë se 20 muaj më parë ende nuk kanë përfunduar, një tjetër zonë është kthyer në një simbol të mungesës së organizimit dhe përgjegjshmërisë: rruga pranë ish-agjencisë së autobusëve.

Kjo rrugë, e cila u hap për rikonstruksion, ka më shumë se tre javë që është braktisur nga firma kontraktuese. Në vend të përparimit, ajo ka mbetur e hapur, duke krijuar një kaos të plotë për banorët dhe vizitorët. Gropa të thella, dheu i zhvendosur dhe materiali ndërtimor i shpërndarë gjithandej janë panorama që u paraqitet çdo kalimtari.

 

Katrahurë në Sarandë: Rikonstruksione që nuk përfundon Kurrë

 

Askush nuk duket të mbajë përgjegjësi për këtë situatë. Bashkia Sarandë dhe firma e kontraktuar nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi arsyet e ndërprerjes së punimeve apo ndonjë afat të ri për përfundimin e tyre. Ndërkohë, qyteti po humbet shkëlqimin e tij dhe po bëhet një zonë problematike për banorët e vet.

 

Institucionet përkatëse duhet të ndërhyjnë menjëherë për të rivendosur normalitetin në këtë zonë dhe për të përfunduar projektet e nisura. Banorët e Sarandës meritojnë një qytet funksional, ku zhvillimi urban të jetë në shërbim të tyre dhe jo një pengesë për jetesën e përditshme.

 

Saranda meriton më mirë – jo rrëmujë dhe kaos, por zhvillim të menduar dhe të realizuar me përgjegjësi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47