Kapet “peshku i madh” në Qafë-Botë


Policia e Igumenicës në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sagiadas, kanë arrestuar ditën e djeshme të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.
Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës, ku do të kalonte për në Shqipëri.
Gazetari Falmur Vezaj, ka nxjerr detaje të reja në lidhje me të shumëkërkuarin si dhe lidhjet e tij me politikën shqiptare.
Gazetari shkruan se Edmond Bego, është një person I njohur në botën e krimit dhe drogës, me një personalitet të shumëfishtë emrash.
“Manoli Irfan Bega, 48 vjec, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari kapet në Greqi për llogari të denimit të dhënë nga Italia për trafik të drogave të forta në kuader të organizates krimianle”, shkruan gazetari.
Më tutje deklaron se 48-vjeçari tashmë i rehabilituar në një biznesmen të sukseseshem i ndertimit në Tiranë njihet edhe si një mik i ngusht me politikanët si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla!
Statusi i gazetarit:
“Peshku i madh” qe mbrohej nga politikanet!
Manoli Irfan Bega, 48 vjec, i njohur edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari kapet ne Greqi per llogari te denimit te dhene nga Italia per trafik te drogave te forta ne kuader te organizates krimianle etj etj!
Ai njihet nga gazetaret e kronikes dhe sportit si ish-president i ekipit futbollistik te Lushnjes i emeruar nga “shefi” i tij tashme i denuar me burgim te perjetshem Aldo Bare! Lidhjen me te cilin vazhdon ta mbaj, duke “perfituar” me raste edhe shuma te medha parash ne emer te “shefit” te tij qe vazhdon te vuaj burgun ne qelit e Drenoves ne Korçe

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.