Kapet në Portin e Sarandës, shikoni çfarë mbante me vete – FOTO

02/07/2414:28

Shperndaje:

Vihet në pranga 1 shtetas italian, pasi në dalje të RSH-së, iu gjetën në automjet, disa armë të ftohta që i posedonte në kundërshtim me ligjin.

Shërbimet e SPK Port Sarandë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin italian M. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës.

 

 

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin italian M. M., 46 vjeç, banues në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Çfarë pritet të ndryshojë në 2027 me pensionet? Mosha, bonuset dhe indeksimi
Banorët sërish në protestë në Këshillin Bashkiak, kërkojnë zgjidhje për linjën Delvinë–Sarandë
Shpërthim në qendër të Athinës, mes viktimave gjenden edhe 3 shqiptarë
Qëllohet me armë drejt lokalit të një shqiptari në Athinë; plagoset vajza e tij 10-vjeçare
Publikohen pamje nga atentati në Sarandë, autori përdori dy pistoleta – VIDEO
Supermarket MIRELI në Ksamil kërkon punonjës/e staf vjetor. Ofrohet transporti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.