Kapet me pushkë në automjet, arrestohet nga Policia, procedohet edhe shoku se nuk e kallëzoi

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për lokalizimin e automjetit dhe ndalimin e drejtuesit.

Në rrugën e fshatit Gjashtë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjer shtetasin F. Gj.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.