Kapet kokainë me vlerë 6 milionë euro, 2 qentë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës

Dy ngarkesa kokaine janë zbuluar nga Doganat dhe Antidroga e Greqisë së fundmi në një operacion të befasishëm.

 

Ka qenë kontrolli i kontejnerëve të deklaruar me produkte industriale dhe ekzotike ai që çoi në zbulimin e dy pjesëve të mallit të fshehur mirë dhe që u gjet vetëm fal kontrollit me pajisje me rreze X (skanerit), por edhe dy qenve antidrogë, Max dhe Kybber.

 

 

 

Lajmi u konfirmua edhe nga inspektorët e AADE-së greke (Doganat), në portin e Pireut.

 

“Konkretisht, gjatë kontrolleve në doganën e 3-të të Pireut, me një mjet vetëlëvizës me rreze X, në njësitë ftohëse të kontejnerëve u zbulua një lëndë organike e dyshimtë. Në rastin e parë, pas indikacionit pozitiv nga qentë zbulues Max dhe Kyberr, pasoi një kontroll fizik”, informoi media.

 

Në kontrollin e parë u gjetën 67 pako kokainë, me peshë bruto 78 kilogramë. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 3.51 milionë euro.

 

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik nga inspektorët e doganave dhe policie helene, janë sekuestruar 47 pako kokainë, me peshë bruto 53 kilogramë dhe vlera e tyre llogaritet rreth 2.39 milionë euro.

 

Pesha totale bruto e kokainës arrin në 131 kilogramë dhe vlera e saj është 5.9 milionë euro. Hetimi është ende aktiv dhe nuk ka informacione për organizatat kriminale që po e prisnin apo destinacionet e saj.

 

Ndryshe nga herët e tjera, pakot e mbështjella me natriban nuk kanë pasur sipër tyre logo apo stampa të shënuara apo që personifikonin kode për pritësit e mallit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Policia nën akuza për dhunë terrorizuese, avokatët kërkojnë hetim të plotë për zinxhirin komandues
Lexoni më shumë
Bougainville Bay & Spa në Sarandë kërkon Elektriçist dhe Mirëmbajtës hoteli
Lexoni më shumë
Nga Greqia drejt Italisë për 2 500 euro: kapet në Konispol furgoni me 11 emigrantë
Lexoni më shumë
Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.