Kapen nga Policia një i ri dhe dy të mitur, posedonin doreza hekuri

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për kontrolle të shtuara gjatë sezonit turistik, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. Xh., 19 vjeç, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në pedonalen e qytetit, me përforcues grushti (dorezë metalike), bashkë me dy shtetas 16 vjeç, të cilët gjithashtu mbanin përforcues grushti (doreza metalike). Për 2 shtetasit e mitur nisi procedimi në gjendje të lirë. 3 dorezat metalike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.