Kapen 32 kg kanabis në Qafë Botë, arrestohet drejtuesi i mjetit

31/08/1918:04

Shperndaje:


Qafë Botë Sarandë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 32 kilogramë kanabis në një automjet.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të analizës së rriskut kanë çuar për kontroll në vijën e dytë një automjet për të cilin dyshonin se mund të transportonte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet duke përdorur edhe qenin antidrogë, kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit një shtetas 34 vjeç, banues në Sarandë.

Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.