Kanuni zbret në Ksamil, policia shoqëron disa të dyshuar për vrasjen


Sipas policisë së Sarandës, po hetohet zyrtarisht pista e gjakmarrjes, duke marrë parasysh dinamikën e kryerjes së krimit.
Disa persona të shoqëruar për vrasjen e 53 vjeçarit Agron Xhezairi në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas grupit hetimor, autorët e vrasjes kanë qëlluar nga rrethimi i shtëpisë fqinje e cila aktualisht është e pabanuar. Banesa e viktimës, ndodhet në një zonë të veçuar të Ksamilit, ndaj autorët e kanë pasur të lehtë shënjestrën. Autorët e vrasjes menjëherë pas vrasjes dyshohet se janë larguar me varkë nëpërmjet Liqenit të Butrintit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima fillimisht ka mbetur i plagosur para shkallëve të banesës dhe ka tentuar që të futet në shtëpi por autorët e kanë qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend disa metra më tutje në hyrje të banesës.
Xhezairi është babai i 20 vjeçarit të shpallur në kërkim Albi Xhezairi, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit në fshatin Shëndelli, ngjarje e ndodhur më 25 shtator.
vrasje-ne-ksamil

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
8 ligjvënës amerikanë ngrenë zërin për Shqipërinë: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, luftoni korrupsionin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.