Kanuni merr viktimën e dytë në Ksamil

20/08/176:05

Shperndaje:


Hakmarrje pas hakmarrje, kjo është pista kryesore e hetimit për vrasjen e ndodhur gjatë natës së sotme në Ksamil. Në një atentat që u bë rreth mesnatës mbeti i vrarë 50 vjeçari Vangjel Çiko, i njohur edhe me pseudonimin Gelo.
Vangjel Çiko është babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Aleksander Bardhit, 47-vjeç, i ekzekutuar me 24 shtator 2016 në fshatin Shendelli.
Bardhi, vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryeplak i Shëndellisë dhe ish-­administrator i Kaçinarit në Mirditë, dyshohet se u vra nga Albi Xhezairi (i shpallur në kërkim), Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame.
Fill pas kësaj vrasje, një sërë ngjarjesh të tjera rrodhën më pas, siç ishte edhe ngjarja e 12 dhjetorit 2016, ku në Ksamil u vra Agron Xhezairi, 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit. Atij më parë i ishte bërë atentat me eksploziv.
Edhe vrasja e Xhezairit dhe e sotmja e Çikos dyshohet të jenë seri hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aneta Xhiku e zhgënjyer me qytetarët në Sarandë: “Flasin vetëm në rrjetet sociale nga divani”
Etvela Merko, aktivistja nga Delvina, i bashkohet protestës qytetare në Sarandë
Shkëndije Sakaj: “Në ’97 ruajtëm natën gjimnazin, në 2001 donin ta bënin disko. Të anullohet vendimi
Protesta në Sarandë, ish-mësuesja: “E mbrojtëm gjimnazin në ’97, do ta mbrojmë edhe sot”
Aksident në aksin Qafë Botë–Krane, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Allegro Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon Zgarist dhe Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.