Kandidati Alket Hyseni takim me banorët e Lugut të Dardhës


Kandidati Alket Hyseni takim me banorët e Lugut të Dardhës

Kandidati i Partisë Socialiste për Sarandën, Alket Hyseni ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Lugut të Dardhës ku ka shpjeguar programin elektoral të Partisë Socialiste. Duke u fokusuar tek zhvillimi i ekonomisë dhe mirëqenia, Alket Hyseni u pohoi banorëve se investimet e shumta që do të vijnë në Sarandë do të bëjnë që së shpejti të hapen mijëra vende të reja pune.
Sipas kandidatit Alket Hyseni, në mandatin e dytë qeverisës do të punohet fortë me rrugët e Sarandës në mënyrë që të mos hasen problemet e trafikut. “Ndriçimi publik do të ndryshojë së shpejti në mënyrë që të mos kemi më rrugica të errëta, por rrugë të mire ndriçuara”,- tha Alket Hyseni gjatë takimit.

 


SHPËRNDAJE

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.