Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Pestë, pranë Universitetit në Sarandë.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Saranda Web, një kamionçinë ka goditur një mjet Smart të parkuar duke bërë që smarti të godasë një grua, e cila kalonte pranë trotuarit të ngushtë të kësaj rruge.
Kalimtarja ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me ambulancë në spital, ndërsa mjeti Smart ka pësuar dëmtime të shumta.