Kamerat e qytetit OFF/ Plaçkitet gjatë natës së kaluar një banesë në Sarandë


Një banesë në qytetin e Sarandës ka rënë pre e grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Lagjen nr. 3.
Burime të Saranda Web informojnë se banesa është plaçkitur në kuptimin e plotë t[ fjalës, pasi grabitësit kanë marrë nga banesa gjithçka kanë mundur, duke filluar nga pajisje elektroshtëpiake dhe mobilje deri  dhe në orendi.

Gjatë vitit 2019 në qytetin e Sarandës u krye një investim prej 130 milionë lekë për instalimin në qytet të kamerave të sigurisë, të cilat do të mundësonin edhe uljen e rasteve të vjedhjeve.
Përveç se tenderi u zhvillua me probleme, ku fitues u shpall konkurenti i vetëm me ofertë 99.9%, kamerat në vend të monitoroheshin nga Policia, qendra e tyre e monitorimit u ngrit në ambjentet e Bashkisë Sarandë.

Ditën e djeshme një burim nga Bashkia Sarandë informoi në Saranda Web se kamerat prej shumë kohësh janë jashtë funksionit, pasi ato jo vetëm nuk regjistrojnë pamjet, por as nuk përcjellin pamje në qendrën e tyre të monitorimit, ngritur në katin e dytë të Bashkisë Sarandë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.