Kalimet e këmbësorëve në rrugën “Lefter Talo”, Bashkia pranon problemin dhe paralajmëron ndërhyrje

Kalimet e këmbësorëve në rrugën “Lefter Talo”, Bashkia pranon problemin dhe paralajmëron ndërhyrje

Shqetësimi i ngritur nga qytetarët dhe i publikuar një ditë më parë nga Saranda Web për punimet problematike në rrugën “Lefter Talo” është diskutuar edhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Sarandë.

 

 

Çështja u soll në vëmendje nga këshilltari Bejdo Çela, i cili ngriti problematikën e kalimeve të këmbësorëve, ku sipas denoncimeve dhe verifikimeve në terren, nuk janë marrë parasysh nevojat e personave me aftësi ndryshe dhe të nënave me karroca fëmijësh.

 

Në përgjigje, përfaqësuesi i Bashkisë Sarandë ka pranuar problemin, duke u shprehur se niveli i lartësisë së bordurave në kryqëzime dhe kalime këmbësorësh do të rishikohet. Sipas tij, për këtë çështje është diskutuar edhe me firmën e kontraktuar për zbatimin e punimeve dhe ndërhyrja pritet të nisë së shpejti.

 

Ky reagim vjen pas kritikave të forta publike dhe pamjeve të publikuara nga Saranda Web, të cilat nxorën në pah mangësitë serioze të këtij investimi, duke ngritur pikëpyetje mbi standardet dhe zbatimin e projektit.

 

Mbetet për t’u parë nëse ndërhyrjet e paralajmëruara do të zgjidhin realisht problemin dhe do ta bëjnë këtë segment rrugor të aksesueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Saranda Web

 

Investimi mbi 1.3 milionë euro në rrugën “Lefter Talo” një dështim i rrezikshëm për qytetarët

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama kërcënon protestuesit: Nuk do të flini dot në hotele dhe nuk do të udhëtoni dot me trena
Lexoni më shumë
Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë në protesta persona me fytyrë të mbuluar
Lexoni më shumë
Oltion Çaçi premtoi rikonstruksionin e Kinoteatrit në 2026, tetori po mbyllet pa punime dhe pa tender
Lexoni më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.