KALASA – FSHATI KALASE, DELVINE – VIDEO

02/09/2313:39

Shperndaje:

KALASA – FSHATI KALASE

Kalasa, fshati Kalase, Delvine, përmëndet në Regjistrin Osman Sanxhaku i Arvanidit të vitit 1431 me emrin Turnik (Turriq).Sipas të dhënave nga regjistri, Kalasa kishte 44 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristianë.

Në Kalasë, emëri “Turnik” egziston dhe sot,dhe njihet ndryshe si Turriq. Dikur,në një vënd rreth 1 km larg nga Kalaja e Kalasës, por brënda teritorit të fshatit Kalasë ndodhej një xhami e njohur me emrin Xhamia e Turriqe.Kalaja egziston dhe sot në qëndër të fshatit.Ajo është e rrënuar, por kulla dhe pjesë të murit rrethus të saj gjenden edhe në ditët e sotme. Në këtë regjistër përmëndet dhe fshati Dragas, siç njihet në ditët e sotme me emrin Kalaja e Dragasit. Kalaja e Dragasit është një vendbanim shumë i vjetër dhe ndodhet rethë 3 km largë nga fshati Kalasë. Sipas regjistrit, Dragasi kishte 27 shtëpi me banorë jo-Myslymane Kristianë. Kalasa në atë kohë ka pasur kala,rrugë kallëdrëmi, dhe tre ura guri të njohura me emrat “Ura e Jesir”,”Ura e Mullirit” dhe “Ura e Çinës”. Rrënojat a kalasë, pjesë të rrugëve të kalldrëmit, dhe urat egzistojnë edhe në ditët e sotme.

Në udhëtimin e tij në vitin 1670, Evliya Çelebi ka vizituar shumë Kala të cilat kontrolloheshin nga Osmanët në teritorin e Shqipërisë. Një nga keto kala që ai ka vizituar është dhe Galata (Kalaja e Kalasës) e cila renditet në libër pasë Kalase së Delvinës. Evliya Çelebiu shkruan “se pasi lashë qytetin e Delvinës vazhdova rrugën drejt perëndimit, duke kaluar shumë fshatra të pasur dhe të lumtur, mes malesh e shkrepash mbërrita në Kalanë Galata.” “Këtë Kala nga duart e Venedikut e ka marrë komandanti Gedik Ahmed Pasha, në kohën e Sulltan Bajazid II.

HISTORIA E FSHATIT KALASE

Kalaja Galata është pjesë e kazasë së Kurveleshit ka 100 ushtarë. Në krahun perëdimor të Kalasë kalon një lumë që vjen nga malet,vazhdon duke shoqëruar malet dhe derdhet në det afër Delvinës.” Bazuar në shkrimet e Evliya Çelebiu, Kalaja Galata është Kalasa. Ka përshtatje me Kalasën për dy arsye kryesore: një sepse emri është i ngjashëm Galata-Kalasa, dhe e dyta lumi i Kalasës kalon në krahun perëdimor të Kalasë që është në qëndër të fshatit. Ky lumë derdhet në det afër Delvinës.

Kalaja e Kalasës është pushtuar nga osmanët në vitet 1479-1482. Historiani grek P. Aravantinos Καλιάσσα-Kalasa ( Ku është edhe një kështjellë mesjetare ) Kalasa: fshat i Delvinës, banorët e të cilit posedonin të drejtën të merrnin të dhjetën nga fshatrat e krishtera të Himarës para kohës së Ali Pashës, duke marrë 90 akçe nga çdo familje.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.