Kablli elektrik hiqet brenda 24 orëve pas transmentimit në Report Tv dhe Saranda Web


Report TV dje ka ndjekur një problem të disa banorëve në Sarandë. Banorët e një pallati në rrugën Mitat Hoxha në Sarandë prej shumë kohësh kishi kërkuar ndihmë për heqjen e një kabulli elektrik që u rrezikonte jetën. Pa kaluar 24 orë nga transmeti i kësaj kronike, ka reaguar zyra e OSHEE në Sarandë e cila ka bërë të mundur largimin e kabullit që rrezikonte jetën e banorëve.
Dje Report tv ka transmetuar një kronikë ku një qytetar nga Saranda prej disa kohësh kishte kërkuar ndihmën e elektrikut për një kabull të zbuluar i cili rrezikonte jetën e banorëve të pallatit. Në ankesën e tij qytetari Thimio Thoma thot se ka shkuar disa herë në zyrat e oshee, por askush nuk ka marrë masa për heqjen e kabullit.
“Kablli është në dy pozicione i zhveshur dhe jam ankuar për këtë problem dy tri herë dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Siç po e shikoni kjo është një situatë shqetësusese për mua, për familjen time dhe për të gjithë pallatin. Tani vjen periudha e dimrit dhe ndodhin shkarkesa elektrike dhe siç po e shikoni se këtu ndodhet një gjendje shumë e vështirë.Bisedova me inxhinierin dhe më dha afat deri në fund të javës se kablli do të hiqet. Jam në pritje”- Ka shprehur shqetësimin Thimoi Thoma dje për Report TV.
Por pas ankesës dhe transmetimit të kësaj kronike i menjëhershëm ka qen reagimi i OSHEE në Sarandë. Punonjësit e këtij institucioni ka shkuar dhe kanë hequr kabllin që rrezikonte jetën e banorëve në pallatin që ndodhet në rrugën Mitat Hoxha të Sarandës.
“Erdhën punonjësit nga elektriku, kabllin e hoqën, taraca tani është në rregull, nuk ka asnjë lloj kablli, dhe për këtë arsye unë falënderoj juve, kanalin dhe të gjithë pjesëtarët e këtij kanali. Duhet një ndërhyrje nga ana juaj që të zgjidhen problemet në këtë vend. Shumë faleminderit!”- është shprehur ai.
Kabulli elektrik ishte fare pranë ballkonit të familjes Thoma ndërkohë që kjo familje kishte shkuar disa herë në zyrat e OSHEE për të kërkuar ndihmë, gjë të cilën nuk e kishte gjetur derisa rasti u bë publik në media.
VIDEO kliko per ta pare ne youtube https://www.youtube.com/watch?v=LwHIRG2tlOk

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.