Jolio Dine jep dorëheqjen nga kreu i FRPD Sarandë

13/02/2013:20

Shperndaje:


Kryetari i FRPD Sarandë Jolio Dine ka njoftuar nëpërmjet një statusi dorëheqjen pas 4 vjet drejtimi të Forumit Rinor të PD në Sarandë, duke theksuar se kam dhene maksimumin dhe se do të vazhdoj detyren si Anetar i Keshillit Kombetar te PD.

Te nderuar miq e dashamires,

Zgjodha pikerisht 13 shkurtin, diten kur 4 vite me pare u zgjodha si Kryetar i FRPD Sarande, per t’ju bere me dije se kam vendosur te terhiqem nga kjo detyre.

4 vite si Kryetar i zgjedhur me 72 % te votave te anetareve te FRPD Sarande, 1.5 vite si Kryetar i komanduar, me shume se 1 vit si N/Kryetar i FRPD dhe 2 vite si nje nga koordinatoret e PD Sarande per studentet ne Tirane, besoj se jane mjaftueshem per te permbyllur ciklin tim te angazhimit me te rinjte demokrate te Bashkive Sarande, Konispol, Finiq e njesise administrative Lukove.

Jam i bindur se ne keto 9 vite, kam dhene maksimumin tim, duke bere gjithcka per lartesimin e emrit te FRPD Sarande si ne rang lokal ashtu edhe ne ate kombetar. Jam krenar dhe shume mirenjohes per kedo nga bashkepunetoret e mi ne keto detyra, e vecanerisht per kedo qe ka kontribuar ne promovimin tim.

Ne keto momente, Partia Demokratike ka nevoje per hapje dhe me shume energji, per forca te reja kontribuese dhe jo per nepotizem apo per mbajtje te dy ose me shume pozicioneve njekohesisht. Ndaj, kjo eshte edhe nje arsye me shume pse kam vendosur te le detyren time per t’i hapur porten nje drejtuesi te ri (edhe pse FRPD nuk eshte ne proces zgjedhor), duke qene se vete mbaj njekohesisht edhe detyren e Anetarit te Keshillit Kombetar.

Me perkushtim do te vazhdoj te ushtroj detyren si Anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike ne degen e Sarandes, duke qene njekohesisht i gatshem per cdo sfide tjeter politike dhe qytetare, përfundon Jolio Dine.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.