Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç

Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç 

Bonusi që familjet marrin pas lindjes së një fëmije parashikohet të hiqet dhe të zëvendësohet me pagesa mujore deri në moshën pesëvjeçare. Ndryshimi është pjesë e propozimeve për projektbuxhetin e vitit 2027. Sipas skemës së paraqitur, për fëmijën e parë parashikohet një pagesë prej 5 mijë lekësh në muaj, për të dytin 7 mijë lekë, ndërsa për të tretin dhe fëmijët e tjerë në vijim 10 mijë lekë në muaj.

Aktualisht, mbështetja jepet vetëm një herë pas lindjes: 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin e në vijim. Me propozimin e ri, kjo pagesë e menjëhershme do të zëvendësohej nga këste mujore.

Për familjet, ndryshimi prek mënyrën dhe kohën kur marrin mbështetjen. Në vend të shumës së plotë pas lindjes, kur përballen edhe me shpenzimet e para për foshnjën, paratë do të shpërndaheshin përgjatë viteve të para të rritjes së fëmijës. Megjithatë,  nuk sqarohet nëse pagesat do të përfshijnë edhe fëmijët që janë aktualisht nën pesë vjeç apo vetëm ata që do të lindin pas hyrjes në fuqi të skemës. Mbeten për t’u përcaktuar gjithashtu kriteret e përfitimit, procedurat e aplikimit dhe data e fillimit të pagesave.

Projektbuxheti parashikon edhe dyfishimin e bonuseve mujore për pensionistët krahasuar me këtë vit. Kjo nuk nënkupton dyfishim të pensioneve. Pa shumat konkrete dhe kategoritë përfituese, nuk mund të përcaktohet ende sa do të jetë shtesa mujore për secilin pensionist.

Ndërkohë, paketa fiskale që do të shoqërojë buxhetin pritet të përmbajë ndryshime në taksa dhe reduktim të disa përjashtimeve. Efekti për familjet do të varet edhe nga këto masa, krahas pagesave të propozuara për fëmijët dhe pensionistët. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë
Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.