Iu shmang llogaridhënies, Ujësjellësi thirret sërish nga Këshilli Bashkiak

26/10/1918:18

Shperndaje:


Këshilli Bashkiak ka thirrur sërish drejtuesit e Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë për llogaridhënie në lidhje me situatën e furnizimit me ujë kryesisht përgjatë sezonit të kaluar veror dhe masat që do të merren që situata e kaluar e mungesës së ujit të mos përsëritet.
Llogaridhënia ishte parashikuar të bëhej në mbledhjen e kaluar, por duke qenë se drejtuesit e Ujësjellës nuk ishin paraqitur, Këshilli Bashkiak nuk është tërhequr dhe ka kërkuar që ata të paraqiten në mbledhjen e të hënës, ora 18.00
Përvec problemit të furnizimit me ujë, pritet të diskutohet edhe situata me rrjetin e kanalizimeve, pasi në mjaft zona vihet re probleme me daljen e ujërave të zeza, ku një prej këtyre ndodhet në rrugën ku do të kalojnë këshilltarët për të shkuar në mbledhje.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.