Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 14.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në automjetin në pronësi të shtetasit K. L., në fshatin Leshnicë e Poshtme, Finiq.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë
Tirana në bojkot dhe protestë, në Sarandë nxënësit dhe studentët vijojnë normalisht mësimin
Lexoni më shumë
Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare
Lexoni më shumë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.