

Ishte me COVID dhe tentoi të kalojë kufirin, gjobitet me 7 milion lekë


Një 63-vjeçar nga Vlora është pikasur sot nga autoritetet në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë teksa tentoi të kalojë për në Greqi edhe pse ishte me COVID.
“Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.
Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, kur shqiptarët mundohen të kalojnë për në Greqi edhe pse të infektuar me koronavirus.
Të premten, një 65-vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, edhe ky i fundit është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Odisea Çipa emërohet trajneri i ri i ekipit të futbollit Butrinti
30/11/2014:00

Policia: Kontrolluam imtësisht fshatin Stjar, gjetëm një parcelë kanabis, kultivuesi në kërkim
30/11/2014:00

Ndikimi i turizmit masiv në Sarandë – Raporto në Saranda Web
30/11/2014:00

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
30/11/2014:00

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
30/11/2014:00

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
30/11/2014:00

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
30/11/2014:00

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
30/11/2014:00

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
30/11/2014:00

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
30/11/2014:00






Rezervime

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
30/11/2014:00

Vila Alvin, Apartament 1+1
30/11/2014:00

Apartament 1+1 me pishinë
30/11/2014:00

Apartament për pushime në Sarandë.
30/11/2014:00

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
30/11/2014:00
Suvenire

Suvenire nga Saranda
30/11/2014:00

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
30/11/2014:00

Suvenire nga Saranda – Shegë
30/11/2014:00

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
30/11/2014:00

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
30/11/2014:00




