Ishte lënë arrest shtëpie për plagosje të rëndë, kapet me 9 kg kanabis – VIDEO

 

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reset 2”, sekuestrohen 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se do të shitej me qëllim trafikimin në Greqi.

 

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari që transportonte lëndën narkotike, me automjet.

33-vjeçari i arrestuar theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për të transportuar lëndën narkotike.

 
https://youtu.be/lqJq1Mt-BPs
 

 

Gjatë operacionit, në fshatin Qeparo, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. P 33 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e automjeti nga shërbimet e Policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e tyre, ai është kapur dhe vënë në pranga.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 aparate celulare.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike do të shitej me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të metejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.