Ish themeluesi i PD Sarandë: Drejtuesit e PD të transferohen te selia e Partisë Socialiste

21/08/2121:43

Shperndaje:

Ilirjan Çukaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Sarandës, duke parë heshtjen e drejtuesve aktual të PD ndaj problematikave që shqetësojnë qytetarët, shkruan në faqrn e tij në facebook:

Kam nje sugjerim per drejtuesit e PD-së, pse nuk tranferohen në seline e PS-së se unë vetem opozitë nuk shoh ne kete vend.
Me kete tablo politike e kemi te sigurtë pushtetin e rilindjes edhe per tre mandate të tjera.
Kjo pauze e stergjatur ne kohe si mund te quhet: letrargji politike, shterim intelektual, dorezim pa kushte apo pajtueshmeri me te keqen…!?
Ne të gjitha rastet pasojat do jene fatale per kete popull, per vendin e demokracine…!
Per çfare u luftua kaq kohe, per çfare u sakrifikuan shume njerez ne proçesin e ndertimit të nje shteti te se drejtes, të njerezve të lire, të vendosjes se nje demokracie të gjere qe t’i sherbeje njerezve e mendimit të lirë…!?
Per t’i sherbyer nje pushteti qe vret lirine, qe vjedh e varferon popullin e tij, qe mbjell friken, qe largon rinine, qe pasuron të babeziturit e pushtetit autokratik dhe qe nuk di ku shkon..!
Opozita o të shkundet nga plogeshtia e te rivitalizohet, ose të deklaroje shperberrjen si e pafuqishme per të rezuar kete pushtet të pashpirt dhe t’i hapë rrugen nje force të re gjithperfshirrese, me orientim të qarte, me fuqi të shtuara, me besim te vetja e vlerat e demokracise per ta shembur per të dyten here kete rregjim totalitar me qellim të Rilind Shqiperia..!
– shkruan Ilirjan Çukaj.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.