Ish-mbështetësi i PD-së: Ftoj demokratët që të votojnë PS-në në 25 prill

07/02/2112:34

Shperndaje:


.
Gjatë takimit të zhvilluar nga kryeministri Rama me një grup qytetarësh të parapërzgjedhur ka folur edhe Gëzim Daci, një prej ish-drejtuesve të Partisë Demokratike në Ksamil.
Ish-mbështetësi i PD-së i ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit, kjo sepse sipas tij janë më punëtor.

“Jam divorcuar me të djathtën, se në Ksamil kur kam jetuar në 2010 janë prishur 300 ndërtime ku ministër i Brendshëm ka qenë Basha që sot pretendon që të jetë kryeministër, por nuk i plotëson kërkesë, në 21 janar kjo qeveri vrau 4 persona të pafajshëm, 300 ndërtimet që u prishën në Ksamil janë thuajse të legalizuara sot, në kohën e PD legazilimet janë bërë me pikatore, ka qenë një zonë në Ksamil, 26 marsi që u fut në zonë urbane nga zonë e mbrojtur që ishte, ketë nga PD u bëj thirrje që të votojnë PS se është më punëtore. Personi ndikon, në behar fluksi i pushuesve është shumë i madh, në 2020 si pasojë e pandemisë ra fluski, por ama ke një kontribut të paçmueshëm në thirrjen që u bëre qytetarëve për turizëm patriotik, prap punuam, lamë këstet e kredisë”, tha qytetari.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë
Skandal në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë: fëmijët lihen jashtë për disa minuta vonesë
Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.