Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Butrintit flet për emocionet përpara derbit Delvina-Butrinti


Ne prag te ndeshjes Delvina Butrinti cfare ndjesie te krijojne keto ndeshje?
Une personalisht i kam perjetuar ndeshjet derbi si lojtar por edhe si trajner. Ajo cka e bente te vecante ndeshjen ne periudhen qe une kam qene lojtar kane qene ndeshje me emocione te forta dhe me nje interes jashtezakonisht te madh ku tifozet arinin te vinin me kembe ne Delvine.
A ka ndonje episod qe do te veconit nga keto ndeshje?
Te gjitha ndeshjet kane qene fotokopje e njera tjetres nga ana emocionale te karakterizuara nga nje lufte e forte sportive qe ndonjehere i kalonin dhe caqet.
Ju i keni ndjekur te dyja ekipet kete periudhe kush mendon se eshte favorit per te fituar ndeshjen e te shtunes?
Ne ndeshjen derbi nuk ka favorit por duke nisuar nga gjendja e lojtareve e te dy ekipeve por edhe nga entuziazmi qe mbizoteron ne Sarande kete periudhe une mendoj se ekipi i Butrintit do te kthehet me fitore nga Delvina.

Ne 4 ndeshje Butrinti ka pike te plota mendoni se kjo mund te ndikoj per keq tek lojtaret duke kaluar ne eufori?

Sic e thashe me lart keto ndeshje nisin si te barabarte pavarsisht pikeve apo renditjes keshtu qe lojtaret Sarandiot duhet te jene te supermotivuar dhe te karikuar per te dhene gjithcka ne Delvine. Nuk eshte nevoja per motivim ata duhet te jen te vetmotivuar per kete takim.

Mendoni se nje fitore ne Delvine do ta bente ekipin e Butrintit favorit kryesor per tu ngjitur nje kategori me lart?

Eshte shume shpejt per kete por fitorja patjeter qe do ta konfirmonte si favorit dhe do riste goxha psikologjine e ekipit per te vazhduar me te qete dhe te sigurte ndeshjet pasardhese.

A Keni dicka tjeter per te shtuar?

Uroj me zemer qe Butrinti te fitoj dhe te vazhdoj ne rugen e sukseve dhe mbi te gjitha te zhvillohet nje ndeshje e bukur dhe fair play. Me vjen qe per shkak te pandemise do mungoje tifozeria e cila eshte gjeja me e bukur ne nje ndeshje derbi.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.