Ish-deputeti i Sarandës: Nuk më njoftuan në mbledhje

19/09/1621:23

Shperndaje:


edi-rama-koco-kokedhima Ish-deputeti i Sarandës Koço Kokëdhima nuk ishte pjesë e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste.
Ndonëse ai është Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, ish-ligjvënësi i majtë nuk është vënë në dijeni për mbledhjen.
I pyetur për ‘News24’, Kokëdhima theksoi se: “Nuk kam marrë asnjë njoftim për mbledhje”. Mësohet se Kryesia e PS do të mblidhet në orën 18:00 për të diskutuar projektligjet që do të dërgohen në Kuvend ditën e enjte.
Ndërkohë, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali theksoi se kjo ishte një mbledhje periodike dhe njoftimet bëhen nga kryetari. “Takimi i sotëm në orën 18:00 ishtë një mbledhje periodike që bëhet në Kryesinë e PS.
Nuk mund të them se pse zoti Koço Kokëdhima nuk vjen”, tha Spiropali.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025
Plani i ri i qeverisë: Rrjet kombëtar fidanishtesh për rritjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra
Kërkohet punonjës/e për pastrim dhe mirëmbajtje shtëpie 4 orë në ditë
Omonia: Kryetari i komanduar i Himarës po hap rrugën për futjen e një entiteti turk në rajon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.