Reklamë I Love Orange

Ish-deputeti i LSI denoncon vjedhjen e pronave nga shteti në Sarandë


 

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste të Integrimit, Flamur Çelaj, në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe bashkisë Sarandë. Ai u shpreh pronat publike të këtij qyteti janë vjedhur nga punonjës të bashkisë, ndaj ai kërkoi nga SPAK që të  nise hetimet jo vetëm për zyrtarët, por edhe për të afërmit e tyre. Për këtë çështje ai tha se do të bëje denoncim edhe në rrugë zyrtare.

VIDEO

“Unë mendoj se qeveria po loz një strategji. Po e pompon shumë. Ky është një njeri që nuk e ka problem nëse dështon. E ka gjet edhe kurbanin kë do të marre në qafë. SPAK ka bërë një gjë të mirë. Kemi disa krime. Ai organizuar, korrupsioni. Hoteleri turizmi. Paratë e krimit i investojnë atje. Unë kam ca krime aktuale. Ndihmat e COVID. Është rast i pastër për tu hetuar nga SPAK. Kanë abuzuar me shportën ushqimore. Krim i pastër i njerëzve në detyrë. Autostradat 20 mil euro km linear. Që nga kjo këtu afër. SPAK nuk është institucion politik po shtetëror. Pronat publike. Jam drejtues politik për qarkun e Vlorës. Për LSI. Edhe për shkak të detyrës njerëzit nevojtarë paraqiten. Më vijnë shumë njoftime dhe kam një deklaratë. Në Sarandë po vidhen pronat publike të qeverisë, të bashkisë. SPAK të hetoje lidhjet familjare të njerëzve në detyrë. OFL duhet të merret edhe me nënën edhe me babin edhe me lidhjet e tyre. Ka nevojë për hetim. Nuk është faji i policisë, por faji i politikës që ushtron presion politik. OFL duhet të bëje punë, të hetoje rastin e Sarandës. Do më shohësh përpara godinës shtetërore në Sarandë. Do të shkoj ta bëj denoncimin atje. Po e nis që këtu. Arsyeja pse ne u distancuam nga koalicioni, u distancuam politikisht sepse jam i bindur se në llogaritë e atij hesapzxhiut do të ishim ne kurbani i radhës. Më mirë në opozitë.  Kriminalitetin e kemi në qeverisje”, u shpreh Çelaj. SHQIPTARJA.COM

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

25 Nëntor 2026 20:23
U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

25 Nëntor 2026 19:18
Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

25 Nëntor 2026 18:35
Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

25 Nëntor 2026 17:14
Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

25 Nëntor 2026 15:07
Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24