
Ilir Proda inspekton në Sarandë masat për sigurinë gjatë sezonit turistik – VIDEO
Sarandë – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, inspekton masat për sigurinë gjatë sezonit turistik
Në kuadër të përgatitjeve për përballimin e fluksit turistik veror, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi këtë të shtunë një vizitë pune në qytetin bregdetar të Sarandës, ku inspektoi nga afër masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë muajve të sezonit turistik.
I shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Kufirit dhe të qarqeve përkatëse, Proda mbajti një takim të posaçëm me efektivët e Policisë që janë të angazhuar në terren, ku diskutoi në mënyrë të detajuar rreth sfidave që paraqet sezoni veror për një qytet si Saranda, i cili gjatë kësaj periudhe përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Policisë së Shtetit nënvizoi rëndësinë jetike të sigurisë në mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke e cilësuar atë si “pasaportën e Shqipërisë” përballë botës. “Siguria është pasaporta jonë – ajo që u tregon vizitorëve se janë të mirëpritur dhe të mbrojtur në vendin tonë”, theksoi Proda.
Në këtë kuadër, ai kërkoi angazhim maksimal dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë strukturat policore, me fokus të veçantë në disa pika kyçe: monitorimi i vijës bregdetare dhe plazheve për të shmangur rastet e rrezikshme apo incidentet, kontrolle të rrepta ndaj mjeteve lundruese për të garantuar sigurinë në ujë, tolerancë zero ndaj zaptimit të hapësirave publike dhe ndërhyrje të menjëhershme ndaj rasteve të ndotjes akustike që cënojnë qetësinë e pushuesve.
Një tjetër aspekt me rëndësi që u trajtua gjatë inspektimit ishin edhe masat në pikat kufitare, ku Drejtori i Policisë kërkoi përforcim të kapaciteteve dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar për të shmangur radhët e gjata dhe për të përmirësuar përvojën e hyrjes dhe daljes së shtetasve në vend. Po ashtu, ai bëri thirrje për rritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha akset rrugore, përmes monitorimit elektronik dhe patrullimeve të shtuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një ambienti të qetë për turistët dhe qytetarët.
Proda i kujtoi punonjësve të Policisë se prezenca e tyre në terren përbën kontaktin e parë të vizitorëve me institucionet shqiptare, ndaj profesionalizmi, sjellja e qytetëruar dhe komunikimi i drejtë janë thelbësore për krijimin e një imazhi pozitiv të vendit.
Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm u njoh nga afër me punën që po kryhet në nivel lokal për zbatimin e këtyre masave. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku, dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, prezantuan një panoramë të detajuar mbi angazhimet konkrete në terren, sfidat me të cilat përballen dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Kjo vizitë e nivelit të lartë në Sarandë shënon një tjetër hap në përpjekjet institucionale për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të qetë për të gjithë vizitorët, duke e bërë Policinë e Shtetit një aleate të palëkundur të qytetarëve dhe turistëve në mbrojtje të rendit dhe jetës.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
28/06/2513:31

Suvenire nga Saranda
28/06/2513:31

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
28/06/2513:31

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
28/06/2513:31

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
28/06/2513:31
