Iku pa paguar naftën, kapet dhe akuzohet edhe për 2 vjedhje në Ksamil – VIDEO

01/03/2511:34

Shperndaje:

Iku pa paguar naftën, kapet dhe akuzohet edhe për 2 vjedhje në Ksamil

 

Kapet dhe ndalohet në Sarandë 36-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje me anë të mashtrimit në një karburant, si dhe autor i vjedhjeve në dy subjekte tregtare.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas një pune intensive dhe analizimit të provave të siguruara, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. Z., 36 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në Sarandë dhe i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes me anë të mashtrimit në një karburant.

 

 

Konkretisht, ky shtetas dyshohet se:

 

• Më 28.02.2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dy subjekte tregtare në Ksamil.

 

 

Gjithashtu, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”, pasi më 22.02.2025, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, është paraqitur me një automjet të marrë me qira, të cilit i kishte mbuluar targën, e ka furnizuar me naftë dhe është larguar pa kryer pagesën.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.