IKMT shkon t`u shembë shtëpinë, çifti i të moshuarve kundërshtojnë me lot ne sy

31/01/2214:05

Shperndaje:

Rushan dhe Katerina Kurti sot janë përballur me fadromat e IKMT-së që kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre. Kjo pasi IKMT ka shkuar që t’u shembë shtëpinë, pasi sipas punonjësve është e ndërtuar pa leje, por çifti i të moshuarve thotë për Report Tv se objekti i tyre është në proces legalizimi. Ato thonë se banojnë aty prej 2013. Madje theksojnë se IKMT u ka dërguar një vendim për prishje në emër tjetër.

‘Këtu fle këtu banor. Kam ardhur që në 78 në Ksamil. Këto më sjellin një dokument në emër të një institucioni tjetër. Ato më thonë të kemi marrë një vendim prishje me një emër tjetër. Ka 5 vite dhe e kam në proces legalizmi. Ai vjen një ditë të bukur dhe thotë do ta prish unë këtë. Në moment nuk mund të më thotë ore zotëri hajde se do të prishim ndërtesën. Mua më njohin të gjithë edhe këto hajdutët e IKMT-së. Unë që s’kam dhënë lek ma konsiderojnë të paligjshme. Unë nuk do ta liroj, e di do të më marrë policia. Unë u kërkova dokumentin e saktë, ai erdhi direkte dhe të ma prishi banesën. Unë ku do të vete. Kam disa vite që jetoj këtu.’- u shpreh Rushan Kurti.

‘Si na ngrihen këto pushtetarë, që zaptojnë tokat në Ksamil. Tani kanë dalë pronarë këtu. Ne i kërkojmë shtetit që këto 300 m ti kemi këtu. Unë vetëm me gjak do ta mbroj.’- tha Katerina Kurti.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Peshkatarët në Limion heshtin nga frika: Këta urdhërojnë edhe peshkun të mos futet në rrjetën e atij që ankohet
Art & Tourism Development Group zgjeron ekipin dhe kërkon staf në Sarandë
EAGLE LAND VACATIONS në Sarandë kërkon të punësojë 3 punonjës/e për shitje
Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.