Ikën nga Vlora/ Rama: Do fitoj përsëri, shqiptarët nuk kanë më të mirë së unë


Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Përsa i përket zgjedhjeve që po afrohen, Rama ka bërë një analizë të vetvetes dhe të Partisë Socialiste.
Teksa ka bërë krahasimin me opozitën, ai ka thënë se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai.
“Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë dhe me këtë sezon për të fituar me bindje dhe respekt votën e atyre që më dhanë privilegjin e drejtimit të Shqipërisë 8 vjet më parë.
Shqiptarët janë të bindur që nuk e kanë kryeministrin më të mirë, po a jam unë Kryeministri më i mirë që ata kanë? A jeni ju deputetët më të mirë. A është kjo që kemi bërë deri më e sot më e mira që mund të bëjmë për ata. Më e mira në vetvete për alternativat.

Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë. Por kjo nuk mjafton”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama ka kërkuar edhe një mandat të tretë nga shqiptarët, që sipas tij nuk kanë një alternativë më të mirë se sa ai. Rama për herë të parë merr drejtimin politik në Durrës, duke u larguar kështu nga Vlora.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.