I zoti i shtëpisë kap në flagrancë hajdutin 25-vjeçar, ia dorëzon Policisë

15/01/2315:48

Shperndaje:

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në një banesë, në lagjen Metoq, Sarandë, kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjeherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon të punësojë Kasiere
Oriku mposht 3-0 Butrintin dhe siguron ngjitjen, sarandiotët dorëzohen pas kartonit të kuq
Oriku–Butrinti transmetohet LIVE në RTSH 2, sot finalja që vendos ngjitjen
Your Market kërkon Kasiere, Punonjës/e për banak dhe Menaxher/e marketi
Po shkonte drejt rrënimit, fillojnë punimet për restaurimin e Kalasë së Borshit
Greqia merr masa të rrepta për sezonin veror: ndryshojnë orët e qetësisë, burg deri në 5 muaj për shkelësit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.