I iku Policisë nga postblloku, ndalohet dhe i gjendet edhe kanabis në automjet

28/08/2113:28

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e një shtetasi 32 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij sipas Policisë u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.1, Sarandë, duke drejtuar automjetin, nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë, të cilët pas ndjekjes kanë bërë të mundur ndalimin e tij në rrugën “Butrinti” dhe nga kontrolli i ushtruar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Prokuroria çon në gjyq një shtetas për pastrim parash, sekuestrohen 2 apartamente në Sarandë
Aksion i ri i Tatimeve në turizëm: kontrolle në Booking & Airbnb, pagat fiktive dhe fiskalizimi
“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Aris Boat Tour në Sarandë kërkon Agjent Shitjesh në terren
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.