I HUMBUR, mendohet se jeton në Himarë ose Sarandë

08/03/1921:58

Shperndaje:


Lulëzim Mone është vëllai i 2 motrave dhe 5 vëllezërve. Rritur në një familje të madhe dhe nga nevoja për të kontribuar sadopak në ekonominë familjare, Lulëzimi emigroi që herët drejt Greqisë. Në atë kohë i ati Rizai punonte si minator  ndërsa e ëma Malie në koperativë. Me tu larguar në tokën helene ai jeton në Veria ku vendos edhe të punojë në punë të ndryshme. Shkonte e vinte hera herës, punonte me sezone ndërsa me të mbushur të 26 vite vendos të marrë një tjetër vendim për jetën, të martohet.

Fati i trishtë i kishte rezervuar një të papritur të madhe pa e filluar ende jetën në cift. Tri ditë martesë dhe Lulëzimit i vdes bashkëshortja. Trishtimi ishte i madh për Lulëzimin, ai ishte një i ri që mendonte te ndërtonte një jetë të re. Në vitin 2007 fati do ta njihte me Valentinën. Sot ata kanë dy fëmijë. Xhulianin 12 dhe Mikelën 7-vjece.

Pak kohë qëndruan në fshat dhe u zhvendosën në qytetin e Librazhdit. Morën atje një shtëpi me qera ndërsa Valentine ishte e papunë, Lulëzimi punonte ku të kishte mundësi. Jeta vazhdonte por edhe kësaj here Lulëzimi nuk do të gjente qetësi. Ai ndahet nga Valentina pas 5-viteve martesë. U divorcuan në vitin 2012.

Fëmijët në bazë të ligjit i kaluan nënës, ndërsa kjo e fundit u rimartua me një person tjetër. Fëmijët jetonin me njerku dhe nënë e tyre ndërsa Lulëzimi vijoi të punonte kudo gjente punë deri në Himarë e Vlorë, si argat. Punonte me javë lart shtëpisë e më pas kthehej e takohej me familjarët në Librazhd. 16 janari i vitit 2016 ishte e fundit ditë që Lulëzimi u përshëndet me familjarët, ndërsa u duk i qetë atë ditë. Ai pohoi se do të nisej përsëri në Himarë për të punuar. Por Lulëzimi nuk u bë më kurrë i gjallë.

Që nga ajo ditë kur familjarët bënë dhe denoncimin ne polici, asnjë të dhënë nuk ka për fatin e 41-vjecarit. Kushdo qe mund te kete informacion, lutet të kontaktojë në Saranda Web


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.