I dënuar nga Gjykata e Sarandës me 8 muaj burg, arrestohet pas 2 vjetësh


Komisariati i Policisë Sarandë
njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit turk Erkan Akin, 42 vjeç, banor i lagjes nr. 1, në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar atë me 8 muaj burg, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në 6 tetor të 2019, Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë ka ushtruar kontroll në anijen turke “Rest” të ankoruar në Portin e qytetit dhe për rrjedhojë u arrestuan dy shtetas turq.

Sipas uniformave blu në pranga ranë Erkan Akin 40 vjeç, banor i Bodrumit Turqi, njëherësh edhe kapiteni i anijes “ Rest” si dhe 31-vjeçari Nexhati Itmec, po nga Bodrumi Turqi, marinar i anijes.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi nga kontrolli në anijen “Rest” 31 – vjeçari Nexhati Itmec u gjet i fshehur në njerën nga dhomat e anijes dhe gjatë kontrollit iu gjet një kartë identiteti dhe një leje drejtimi bullgare me emrin Miro Plamenov Cristov, për të cilat u dyshua se ishin të falsifikuara dhe për rrjedhojë shtetasi turk Nexhati Itmec u akuzua për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndërsa Erkan Akin për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Të dy në masën e sigurisë u lanë në ndjekje të lirë, ndërsa nuk do të largoheshin nga Saranda.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.