I akuzuar për vjedhje dhe kultivim kanabisi, arrestohet nga Policia


.
Policia njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

•Sipas policisë, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i cili është vënë në pranga nga Policia në muajin Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.
•Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.