Hotelet, peshkimi dhe kozmetika! Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna


Është publikuar sot lista e aktiviteteve që do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin. Lista e bizneseve që do të qëndrojnë hapur duke filluar nga e hëna në fashën orare 05:00-17:30 shtohet edhe me sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës, por jo sallonet e bukurisë.

Gjithashtu pas më shumë se një muaji mbyllur, do të lejohet hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulotë argëtimi. Ndërkohë nëpër hotele tashmë mund të vijojnë rezervimet për sezonin veror edhe pse do të jetë në rregulla sigurie.

Me këtë zgjerim të aktiviteteve të lejuara qeveria ka vendosur të vijojnë aktivitetin tregtia me shumicë edhe e produkteve elektronike, elektro-shtëpiaket, të vijojnë tregtia me shumicë e mobilieve, e produkteve të kozmetikës. Po ashtu do të lejohet të tregtojnë pikat e shumciës së qilimave, apo edhe e produkteve të orëve dhe bizhuterive

Po ashtu nga hapja graduale përfitojnë aktivitetet e organizatave fetare, politike apo edhe aktiviteteve ekonomike, por duke evidentuar grumbullimet. Do të lejohet të vijojë normalisht puna në sektorin bujqësor pasi nuk do të ndërpritet prodhimi, dhe të gjitha ndërmarrjet prodhuese të këtij sektori si bujqësor ashtu edhe blegtoral do të vijojnë normalisht në orarin e përcaktuar. Po ashtu edhe industria nxjerrëse dhe përpunuese apo edhe sektori i ndërtimit.

Nga ana tjetër do të qëndrojë i bllokuar transporti i pasagjerëve përveç riatdhesimeve, do të jenë të mbyllura qendrat tregtare, baret dhe restorantet, aktivitetet me grumbullime të mëdha, si dhe institucionet arsimore.

Të gjitha aktivitetet do të lejohet të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancimin social, duke pajisur stafin me maska doreza dhe dezinfektant, si dhe të organizohet puna me orare për të mos lejuar grumbullime të qytetarëve.

(Kliko ketu per te lexuar listen e plote te bizneseve qe do hapen nga e hena)

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.