Horoskopi ditor, e mërkurë 10 shkurt 2016

09/02/1622:28

Shperndaje:


Horoskopi ditor, e mërkurë 10 shkurt 2016

Dashi

Falë fuqisë tuaj shpirtërore, komplikimet dhe kontrastet do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë. E gjithë kjo falë mbështetjes pa kushte që do ju ofrojë partneri/ja. Beqarët duhet të tregohen sa më realist, në të kundërt do të përballen me probleme. Në planin financiar Dielli do jetë mbështetës për ju.

Demi

Do të dëshironi të diskutoni me qetësi me partnerin/en tuaj, por ai/ajo do të tregohet jo tolerantë. Është e kotë të pretendoni të drejtën. Beqarët do tregohen joshës dhe këmbëngulës gjatë kësaj dite. Në planin financiar fati nuk do jetë në anën tuaj, kujdes.

Binjakët

Idetë ecin shpejt dhe veprimet ndjekin mendimet tuaja: do të realizoheni së shpejti! Ecni përpara pa problem, keni gjithmonë një intuitë të mrekullueshme dhe partneri/ja ju dëgjojnë me vëmendje. Beqarët do jenë tërheqës dhe do marrin propozime të shumta. Financat do vazhdojnë të mbeten të mira.

Gaforrja

Sot njeriu i zemrës do t’ju rrëfejë ndjenjat e tij si asnjëherë më parë. Vlerësoni situatën, dhe kthejani edhe ju dashurinë atij/asaj. Beqarët do takojnë një person të veçantë por nuk do jenë të sigurtë për ndjenjat e tij. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Luani

Partneri/ja do të tregohet jo shumë i disponueshëm për të pranuar pikëpamjet tuaja. Të jetoni së bashku nuk është e thjeshtë dhe aq më pak të kuptoheni. Për beqarët yjet do jenë mjaft dashamirëse dhe do krijojnë plot mundësi për takime. Në planin financiar gjërat nuk do ju ecin sipas parashikimeve.

Virgjëresha

Edhe pse ju mund të keni të drejtë, bllokoni çdo iniciativë ndaj partnerit/es, pasi nxitimi sot është këshillues i keq. Beqarët do ndihen më të çliruar dhe do bëjnë atë që mendojnë si më të logjikshme. Buxheti nuk paraqitet me probleme.

Peshorja

Sqaroni pikëpamjet tuaja në fushën emocionale. Është e vështirë të deklaroheni dhe të ndiheni të pambrojtur në pritje të një përgjigjeje, të një shenje dashurie. Vetëm kështu do ta kuptoni të vërtetën e marrëdhënies suaj në çift. Beqarët duhet t’i marrin gjërat ashtu si t’ju vijnë. Financat janë të mira.

Akrepi

Në marrëdhënien tuaj në çift mund do të ndodhë një “stuhi”. Gjithsesi mund ta parandaloni nëse do të mund të sqaroni diçka, e cila është e rëndësishme për qetësinë e saj. Beqarët sado që do mundohen nuk do e gjejnë dot shpirtin binjak. Buxheti nuk do jetë i keq, por gjithsesi kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Dashuria për ju është e rëndësishme, vlerësoheni besnikërinë e partnerit/es ndaj impenjimeve në këtë drejtim. Beqarët do kenë një ditë rutinë dhe pa ndonjë takim mbreslënës. Financat do jenë tejet delikate, duhet të bëni një menaxhim të mirë.

Bricjapi

Do të jetë mirë të shpenzoni edhe më shumë nga sa është e nevojshme kohë me njeriun tuaj të zemrës. Si gjithmonë ju takon juve të zgjidhni çështjet e punëve në shtëpi. Beqarët do marrin propozime, por nuk do kenë dëshirë për ndryshime në status. Të ardhurat do dobësohen, merrni masa.

Ujori

Hëna do t’ju mbrojë përsa i përket marrëdhënies suaj në çift, por do t’ju bëjë të nxitueshëm dhe të paaftë për të reflektuar: bëni kujdes nga miqtë fals. Beqarët duhet të përgatiten për një takim fantastik. Lidhur me financat do ndiheni më të qetë, po përmirësohen.

Peshqit

Do të motivoheni nga dashuria e pazakontë që partneri/ja ka rezervuar për ju sot, ndërsa dëshironi të eliminoni menjëherë çdo lloj problemi. Mos e mbani për vete një pakënaqësi ose një zhgënjim, sepse do t’ju bënte keq. Beqarët do jenë të papërqendruar duke humbur çdo mundësi. Probleme me financat


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.