Horoskopi, 16 Janar 2016

16/01/168:10

Shperndaje:


horoskopi

Dashi
Do jeni mjaft sensualë sot ju të dashuruarit dhe do bëni gjithçka për të afruar sa më shumë partnerin. Në aspektin profesional do të kërkoni me ngulm një mënyrë për të dalë nga një situatë e keqe, por s’do të bëni gjë tjetër përveçse do të përkeqësoni pozicionin tuaj. Me menaxhimin e financave do jeni tejet të kujdesshëm.

Demi
Ditë e qëndrueshme dhe e qetë parashikohet kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Surprizat nuk do të mbarojnë, pasi në mbrëmje parashikohet një takim i këndshëm. Do t’ju jepet mundësia të vëzhgoni nga afër një eveniment shumë të rëndësishëm. Beqarët më mirë t’i marrin gjërat shtruar, sepse do ju eci më mirë.

Binjakët
Me një sjellje korrekte dhe të ëmbël mund t’ju jepet leja të kaloni një portë që ka qenë për shumë kohë e mbyllur për ju. Megjithatë kujdes me lajkat e tepërta, partnerit nuk i pëlqejnë të tilla shfaqje. Beqarët do takohen me shumë persona, por asnjë nuk do i duket interesantë. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të matur.

Gaforrja
Keni vetëm një ide fikse kohët e fundit: se si të fitoni më shumë para, por ajo që duhet të bëni është të gjeni kohë edhe për partnerin pasi kohët e fundit e keni lënë shumë pas dore. Beqarët çdo gjë do ja lënë kohës dhe nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit. Sektori financiar do jetë i qetë gjatë gjithë kohës.

Luani
Bëni mirë ta vini njëherë veten në pozicionin e partnerit tuaj. Do të mësonit shumë gjëra të reja që mund t’ju ndihmojnë në lidhjen tuaj dhe në respektin e njëri-tjetrit. Beqarët nuk do ndalen së joshuri personin që pëlqejnë dhe fatmirësisht do hedhin disa hapa më tej. Buxheti do përmirësohet shpejt nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Virgjëresha
Ditë jo shumë e qetë për ata që janë në një lidhje. Xhelozia ka mundësi t’ju pushtojë sot, duke mos ju lënë të qetë të dashuroni partnerin ashtu si e ndjeni. Beqarët kanë shumë ëndrra të parealizuara që nuk po i kushtojnë rëndësinë e duhur. Një takim në mesditë do të bëjë që gjithçka në jetën tuaj të ndryshojë.

Peshorja
Keni një program shumë të ngjeshur për ditën e sotme ju që jeni në një marrëdhënie. Do t’ju vijë shumë keq sepse ju duhet të refuzoni një ftesë që e kishit shumë për zemër. Beqarët nuk duhet të presin gjëra të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse keni për tu hasur me probleme.

Akrepi
Dita e sotme nuk paraqitet dhe aq gri, por gjithsesi as ashtu si ju e kishit parashikuar. Mundohuni të shikoni përtej pamjes së jashtme. Intuita do t’ju ndihmojë të zbuloni një të vërtetë që kanë shumë kohë qe po jua fshehin. Beqarët më në fund do mund të ndryshojnë statusin. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet.

Shigjetari
Ka ardhur momenti që të hiqni dorë nga një ves i juaji, i cili ju ka prishur shumë punë në lidhje me partnerin tuaj. Bëni pak durim dhe do të shikoni që do t’ia dilni mbanë. Beqarët gjithashtu do kenë një ditë mjaft pozitive, ku do kenë mundësinë të mos jenë më vetëm. Buxheti do ketë përmirësime falë menaxhimit tuaj të mirë.

Bricjapi
Sot do t’ju ndodhë diçka që do të ndryshojë rrjedhën e javës në vazhdim ju që jeni në një lidhje. Do t’ju duhet të merreni seriozisht me një projekt të ri që keni planifikuar dhe do ja dilni me sukses. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm që të ndryshojnë statusin. Të ardhurat do fillojnë të kenë përmirësime të vogla.

Ujori
Në pjesën e parë të ditës nuk do ti keni idetë e qarta për atë çka dëshironi me të vërtetë, por pasditja do jetë një ditë e bukur për çiftet.  Disa ngjarje do t’ju lënë të qartësoni idetë tuaja për më vonë. Beqarët do gjejnë sa hap e mbyllë sytë personin ideal që po kërkonin. Buxheti do ketë më tepër nevojë për përkujdes.

Peshqit
Nuk jeni të detyruar të përkrahni një ide që nuk përshtatet me dëshirat dhe synimet tuaja vetëm se e thotë partneri juaj. Thoni “jo” në mënyrë të sjellshme dhe pa qenë agresivë. Beqarët duhet ta hapin zemrën dhe të bëjnë gjithçka që ju thotë zemra. Në planin financiar do keni vështirësi, prandaj tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së Bazës Detare të Limionit
Kishte dëgjuar se këtu s’ka shtet, arrestohet 24-vjeçari nga Belgjika
Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Një tjetër arrestim për dhunë në familje
Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.