Hiqet ora policore në zonat turistike, muzika do të lejohet deri në orën 23:00

Nga nesër hiqet ora policore në zonat turistike dhe muzika në lokale do të ndalet në 23:00 jo 22:00!

Këto dy masa të reja janë njoftuar nga kryeministri Edi Rama, që vjen pas pezullimit të shërbimit për 24 orë nga lokalet në Lungomare.

Për ata që duan që të kërcejnë përtej orës 23:00, Rama u thotë që të organizohen në natyrë, aty ku nuk shqetësojnë askënd. Si një përgjigje për revoltën e pronarëve të bizneseve në Lungomare, Rama shkruan se aty s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme. 

Sipas tij, e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. 3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike“, shkruan Rama. 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë
Vallja e Osman Takës nga Konispoli përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Lexoni më shumë
Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje
Lexoni më shumë
Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.