Hapet gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës

30/07/2113:59

Shperndaje:

Është hapur gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës. Në një dalje publike, ministrja Belinda Balluku u shpreh se ky aeroport do të jetë një investim privat dhe do të kushtojë 37 milionë euro. Ajo tha se shteti nuk do të jetë i përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt dhe nuk do të ofrojë garanci financiare, por do të jetë në mbështetje të investitorit.

“Prej kohësh Kryeministri Rama ka lançuar strategjinë për zhvillimin e Aviacionit Civil duke njoftuar si ky zhvillim do të vijë. Pas kontratës së re të firmosur nga qeveria dhe koncensionari i aeroportit të Tiranës , pas hapjes së aeroportit të Kukësit që ka arritur normalitetin duke kryer fluturime përditë. Pas firmosjes së kontratës për aeroportin e Vlorës tani është radha për lançimin e garës për aeroportin e Sarandës. Ministria e Financës ka marrë përsipër kostot për procedurën e koncensionit. Është një procedurë e lehtë pasi shteti nuk ka përfshirje direkte. Shteti nuk ofron një garanci financiare. Do të jetë investim privat që do të kushtojë 37 milionë”- u shpreh ministrja Balluku.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Rezoluta e PE: Shfuqizoni ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të rishikoni Investimet Strategjike
Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron – Nga Auron Tare
Hotel IMPERIO në Sarandë kërkon të punësojë Staf
La Mar Restaurant në shëtitore kërkon Ndihmës Kamarier, Host dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.