Hapen aplikimet për ‘Smile Albania’. Kamp rinor edhe në Sarandë

09/06/1817:47

Shperndaje:


Në një takim me studentë të degëve mjedisore në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u kërkoi të rinjve që të jenë partnerë të këtij projekti të madh që për herë të parë angazhon 1 mijë të reja dhe të rinj në promovimin e Shqipërisë turistike, të cilët do të jenë në 9 pika hyrëse, dhe 15 infopoint si dhe në zonat më të zhvilluara turistike. Ministri Klosi u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Tiranë dhe në 12 degët e saj në qarqe.
Ne duam të ndërtojmë 1000 ambasadorë të mikpritjes shqiptare, 1000 trajnues të edukimit mjedisor shqiptar. Është një detyrim të cilin ne e kemi në kuadër të një Shqipërie turistike, u shpreh Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
Gjatë gjithë sezonit të verës, do të ngrihen të paktën 5 kampe rinore në zonat e mbrojtura, në Velipojë, Divjakë, në Jalë, në Sarandë dhe në Pogradec, ku të rinjtë e përzgjedhur për programin e “Smile Albania” do të promovojnë turizmin dhembrojnë mjedisin, pranë zonave më të populluara turistike të vendit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.