Hajdutët vjedhin kopenë me bagëti gjatë natës

22/11/1817:19

Shperndaje:


 

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Rusan të Delvinës.
Një grup hajdutësh kanë marrë nga vatha gjithë kopenë duke e vënë përpara.
Ngjarja është mësuar vetëm mëngjesin e sotëm, kur bariu është zgjuar nuk ka gjetur në vathë asnjë dele dhe ka vënë kujën.
I ndihmuar edhe nga disa të njohur ai ka arritur të bier në gjurmë të bagëtive, të cilat hajdutët i kanë cuar deri në afërsi të fshatit Palavli dhe më pas i kanë ngarkuar në automjet për ti përcjellë drejt destinacionit final.
Nga rreth 45 krerë dele që kishte bariu ka mundur të gjejë vetëm 4 dele të cilat kishin mundur të përhapeshin nëpër kodrat përreth.
Policia e njoftuar për ngjarjen ka filluar hetimet, por që nuk pritet të ketë ndonjë rezultat.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kadastrat nën hijen e korrupsionit: Hetimet zbulojnë skemat e tjetërsimit të pronave
Vasil Llajo takime me banorët në Finiq: Dëgjova hallet dhe shqetësimet e tyre
Ardit Bido takim me një qytetar në Konispol: Hallet tuaja do të përcillen pranë institucioneve
DEA | FOCUS CineKO në Sarandë – Tre net me kinematografinë shqiptare përtej kufijve
Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e për Turnin e Dytë dhe të Tretë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.