Hajdutët luftë me policinë greke, plagoset 1 polic, arrestohen 2 hajdutë

27/12/1912:57

Shperndaje:


Shkembim zjarri ne oret e para te mengjesit ne kufirin greko-shqiptar mes nje grupi grabitesish dhe policise greke.
Ne Agio Nikola, Filat te Igumenices, policia greke ka pikasur nje grup prej 5 personash qe po tentonin te kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia ne Shqiperi. Ne ndjekje te tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kunder narkotikeve dhe dy skuadra te policise kufitare. 5 personat shoqeronin 2 kafshe mushka.
Gjate tentatives per ti ndjekur, skuadra prej 5 personash hapi zjarr ndaj policise dhe te njejten gje beri policia. 3 prej tyre arriten te kalonin ne toke shqiptare, ne nje zone pyjore nderkohe qe u kapen dy prej tyre, shqiptare 16 dhe 46-vjec. Gjate kapjes, 46-vjecari beri rezistence te forte, duke plagosur lehte nje oficer policie.

Dy mushkat rezultuan te ngarkuara me 4 bageti te therrura, te vjedhura ne nje stan ne Agio Nikola, Filat.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup, ishte organizuar 4 muajt e fundit per grabitje kafshesh ne zonen e Filatit, Igumenice. Ata hynin ilegalisht ne Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshe, i transportonin ato te gjalla ose te vrara me mushka drejt Shqiperise ku i shisnin.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO
Aris Boat Tour në Sarandë kërkon Agjent Shitjesh në terren
Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.