Grumbullohen 30.000 €, Andrea niset drejt Turqisë për operacion. Agron Myrtaj dhuron 10.000 €

04/11/2218:16

Shperndaje:

Pas sensibilizimit të krijuar për rastin e Andrea Sadikut, i cili prej 5 muajsh ndodhej në koma dhe kontributit të pakursyer të qindra qytetarëve, Andrea Sadiku mbrëmjen e sotme do të transportohet drejt një spitali në Turqi për një ndërhyrje kirurgjikale.

Saranda Web ka mësuar se deri tani janë grumbulluar rreth 30 mijë euro, ku donacionin më të konsiderueshëm e ka bërë Agron Myrtaj, duke dhuruar shumën prej 10.000 euro, ndërkohë edhe Xhamia Sarandë ka grumbulluar rreth 10 mijë euro.

Gjithashtu deri tani familja ka arritur të grumbullojë rreth 10 mijë euro, ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme është hapur edhe një llogari në GoFundMe https://gofund.me/9b84b4a0

Pas grumbullimit të kësaj shume dhe me shpresën se donacionet do të vijojnë, familja ka kërkuar transportimin me urgjencë të Adreas drejt spitalit në Turqi për ndërhyrjen kirurgjikale.

Familja e Andrea Sadikut shpreh falenderimet më të sinqerta për këdo që është sensibilizuar dhe ka kontribuar për rastin e Andrea, i cili prej 5 muajsh gjendet në koma dhe lutet ndaj kujdo që ka mundësinë të kontribuojë në https://gofund.me/9b84b4a0

Llogarinë bankare në euro:
IBAN-I AL80 2131 1082 0000 0000 0220 1863
SWIFT CODE: PUPPALTR

Llogaria bankare në Lekë:
AL52213630100000000001989540
BANKA OTP ALBANIA
Sabrina Arapi (Shëndëlli, Sarandë) 0696401156


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.