Greqia shërbim të ri për minoritarët: Dokumentat e regjistrimit dorëzohen në Konsullata
Me një procedurë të re, të thjeshtuar dhe plotësisht të dixhitalizuar, tashmë aplikohet regjistrimi i çertifikatave të Gjendjes Civile të grekëve jashtë Greqisë. Nga data 1 janar 2022, punonjësit e Autoriteteve Konsullore përpilojnë dhe regjistrojnë çertifikatat e regjistrimit që zhvillohen jashtë vendit, drejtpërdrejt në sistemin e informacionit “Regjistri i Qytetarëve”. Kjo do të thotë se procesi i deritanishëm shumë i gjatë, i cili zgjati shumë muaj, tashmë do të përfundojë drejtpërdrejt, pa ndërmjetësimin e shërbimeve të tjera dhe në kohë reale.
Procedura e re rregullohet me Vendimin e Përbashkët të Ministrave të Shtetit dhe Qeverisë Dixhitale Kyriakos Pierrakakis dhe Ministrit të Brendshëm Maki Voridis dhe Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Andreas Katsaniotis (Fletorja e Qeverisë B ‘6090 / 22.12.2021). Vendimi konkret është nxjerrë në kuadër të Programit Kombëtar për Thjeshtimin e Procedurave (EPAD) të Sekretariatit të Përgjithshëm për Qeverisjen Dixhitale dhe Thjeshtimin e Procedurave.
Ky është një projekt pionier që është një hap tjetër në zbatimin e angazhimit të qeverisë për shërbim më të shpejtë dhe më efikas ndaj grekëve jashtë vendit, duke promovuar imazhin e një shteti miqësor ndaj mërgimtarëve. Në të njëjtën kohë, kontribuon ndjeshëm në uljen e burokracisë dhe modernizimin e funksionimit të Autoriteteve Konsullore.
Ministri i Shtetit dhe Qeverisjes Dixhitale Kyriakos Pierrakakis u shpreh: “Dixhitalizimi dhe thjeshtimi i procedurave kanë një vlerë të shtuar edhe më të madhe për ata që nuk kanë mundësi për shkak të kohës apo distancës të vijnë në sportelet e shërbimit. Grekët jashtë vendit i përkasin kryesisht kësaj kategorie. Kështu, prej disa ditësh ata mund të deklarojnë regjistrimet me një proces më të thjeshtë dhe të dixhitalizuar, i cili kryhet në një hap të vetëm, pranë Autoritetit Konsullor më të afërt. “Teknologjia është aleati ynë në përpjekjen e koordinuar që bëjmë për të afruar me Greqinë bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë”, thuhet në Deklaratën e përbashkët për shtyp të Ministrive të Qeverisjes Dixhitale dhe Punëve të Jashtme të Grqeisë.
Nënsekretari i Shtetit për Helenët Jashtë vendit dhe Diplomacinë Publike, Andreas Katsaniotis tha: “Shteti grek qëndron fort në krah të helenëve jashtë vendit dhe, i përkushtuar ndaj angazhimeve të tij, bën çdo përpjekje për të përmbushur nevojat e të gjithëve. Regjistrimi i drejtpërdrejtë i dokumenteve të regjistrimit të grekëve jashtë vendit në sistemin e informacionit “Regjistri i Qytetarëve” është një zhvillim – një përparim në procesin e ndjekur deri tani që do të përmirësojë më tej shërbimin e mërgimtarëve tanë dhe do të forcojë lidhjet e tyre me Atdheun”.
Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisjes Dixhitale dhe Thjeshtimit të Procedurave Leonidas Kristopulos u shpreh: “Qëllimi kryesor i Qeverisë është të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve grekë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë saj. Ne vazhdojmë, nëpërmjet Programit Kombëtar për Thjeshtimin e Procedurave, të thjeshtojmë procedurat, të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve publike të ofruara dhe të çlirojmë qytetarët dhe shërbimet publike nga barra e panevojshme burokratike. “Ne rifitojmë çdo ditë besimin e grekëve te shteti”, përfundon deklarata.
DOKUMENTI NË GREQISHT
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit