Grabitja 50.000 € në Ksamil, Vangjel Pella kërkon lirinë, Gjykata ia refuzon

29/10/2111:58

Shperndaje:

Grabitja e 50 mije eurove ne 3 korrik te ketij viti ne banesen e biznesmenit Lorenc Poka ne Ksamil, vazhdon te mbaje ne qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella.

Ky i fundit nderkohe ka bere kerkese per te dale nga qelia, duke i kerkuar Gjykates se Sarandes nje mase me te lehte sigurimi.

Permes avokatit te tij ai ka parashtruar se “Personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake. Nga kartela mjekësore rezulton se ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm nën kujdesin e mjekut specialist dhe familjes; në kushte të tilla vlerësohet se masa më e përshtatshme është “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”.

Vec kesaj, kerkeses i eshte bashkangjitur edhe nje deklarim tjeter i Hil Memes në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku thotë se deklarimin e tij e ka bërë pasi është detyruar me forcë pasi është rrahur nga të zotët e shtëpisë dhe është kërcënuar me vdekje ai dhe për familjen e tij. “Në këto kushte duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm”, thuhet ne kerkese.


Në deklarimin e tij shtetasi Vangjel Pella thotë se nuk e njeh shtetasin Hil Mema dhe nuk ka dijeni për vjedhjen e banesës së shtetasit Lorenc Poka në datën 03.07.2021.
Megjithate Prokurori Ilir Hoxha prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I te njejtit mendim ka qene edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Vangjel Pella si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhja e kryer në bashkëpunim kur ka sjellë pasoja të rënda”, duke e lene serish ate ne qeli.


Per ngjarjen ne fjale, vazhdojne te jene ne kerkim kosovaret Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda Web uron të gjithë besimtarët myslimanë për një muaj të bekuar të Ramazanit
Rrëshqitja e tokës në Delvinë: shpallet e pabanueshme një shtëpi, rrezikohet 1 tjetër dhe teqeja
4 premtime të pambajtura, qytetarët të përjashtuar nga vendimmarrja për projektet në Sarandë
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.