Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit

Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit. Policia e Shtetit ka nisur kontrolle të shtuara në të gjithë territorin për të goditur ndotjen akustike, me fokus të veçantë zonat turistike dhe lokalet pranë bregdetit, ku muzika me volum të lartë është kthyer shpesh në shqetësim për pushuesit dhe banorët.

 

Lamallari Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit

 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se qëllimi i kësaj nisme është garantimi i qetësisë publike gjatë sezonit turistik, duke theksuar se askush nuk duhet të cenojë pushimin e qytetarëve apo të turistëve përmes tejkalimit të niveleve të lejuara të zhurmës.

 

Sipas tij, Policia do të ndërhyjë ndaj çdo subjekti që nuk respekton kufijtë ligjorë të ndotjes akustike, ndërsa paralajmëroi se kontrollet do të jenë të vazhdueshme në të gjithë vendin.

 

Lamallari u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të zhurmave shqetësuese në numrin pa pagesë 129, duke theksuar se bashkëpunimi i publikut është i rëndësishëm për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt.

 

“Zhurma nuk është argëtim”, u shpreh ministri, duke nënvizuar se Shqipëria duhet të ofrojë një ambient të qetë dhe mikpritës për të gjithë vizitorët që zgjedhin të kalojnë pushimet në vend. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.