Goditën të maskuar një person, Policia zbulon dhe arreston 3 autorët, do të përballen me 6 akuza
Goditën me sende të forta një shtetas dhe kryen veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, 2 prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.
Sekuestrohen sende të jashtëligjshme që posedonin autorët.
Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.
Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe në 2 automjetet që këta shtetas posedonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 1 jelek muntifuksional, 3 palë doreza, 2 maska, 3 palë targa automjeti dhe 1 targë motori, 2 thika, 1 aparat për bllokim valësh, 7 aparate celulare, 10 karta SIM shqiptare dhe greke, 1 peshore elektronike, 210 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 9 fishekë dhe një shumë parash në euro dhe lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, “Kanosja”, “Mbajta pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
18/09/229:58
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
18/09/229:58
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
18/09/229:58
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
18/09/229:58
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
18/09/229:58
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
18/09/229:58
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
18/09/229:58
Colosseum Hotel Restaurant kërkon të punësojë Banakier/e dhe Sanitare hoteli. Me akomodim
18/09/229:58
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
18/09/229:58
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
18/09/229:58
Rezervime
Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
18/09/229:58
Dhoma Ksamil
18/09/229:58
City Glow – Apartament me 2 dhoma
18/09/229:58
Apartament Ionian Saranda Sea
18/09/229:58
Apartamenti 3 – Vila Stupende
18/09/229:58
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
18/09/229:58
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
18/09/229:58
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
18/09/229:58
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
18/09/229:58
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
18/09/229:58