Gjykata e Sarandës jep vendimin për 4 personat e arrestuar pas dhunimit të Gentian Omerit

Gjykata e Sarandës ka lënë në arrest me burg pa afat 4 të arrestuarit Pjetër, Astrit, Aleksander dhe Anton Ndoj. Prokurori i çështjes Ilir Hoxha ka paraqitur përpara gjykatës provat ndaj të arrestuarve dhe ka kërkuar masën “burg pa afat”, e cila është pranuar nga gjyqtari Alban Veçani.


Të arrestuarit nuk kanë patur pretendime dhe nuk kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit për masën e arrestit në burg. Të 4 të arrestuarit do të tranfferohen drejt burgut të Bënçës pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë.


Astrit Ndoj i përplasi makinën Gentian Omerit që ta nxirrte nga rruga dhe ta merrte peng ndërsa shoqërohej nga Pjetër Ndoj, Aleksandër Ndoj, Anton Ndoj dhe Alfred Ndoj.

Mjeti i Omerit përfundoi në kanal ndërsa 5 të afërmit e nxorën me forcë dhe e futën me dhunë në bagazhin e makinës duke e dhunuar për ngacmimin ndaj gruas së martuar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer.


Shkak i këtij akti dyshohet të jetë bërë ngacmimi i një gruaje të fisit Ndoi nga Gentian Omeri.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.