Gjykata detyron Prokurorinë për hapjen e dosjes. Ja akuzat e KLSH

02/02/1822:10

Shperndaje:


Kontrolli i Lartë i Shtetit i paditi zyrtarët e bashkisë dhe kryetaren për shkelje me tenderat, buxhetin, apo lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera. Impakti negativ në buxhet vlerësohet nga KLSH në vlerën 481 milionë lekë, ndërkohë që dëmi në arkën e shtetit llogaritet 129.4 milion lekë, afërsisht 1 milionë euro.
Floriana Koka në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, sipas KLSH është përgjegjëse për pagesa dhe investime të pakryera por të sajuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive).
Investimet e përmendura i takojnë 2 objekteve të prokurimit: “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”; dhe “Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”, me vlerën 30 milion lekë, likuiduar vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës. Gjykata e Sarandës, pas shqyrtimit të ankesës së KLSH ditën e sotme vendosi të detyrojë Prokurorinë e Sarandës për rihapjen e kësaj dosjeje.
Gjykata e Sarandës ka shqyrtuar ditën e sotme ankimimin e KLSH për mbylljen e hetimeve nga ana e Prokurorisë Sarandë për dosjen ndaj zyrtarëve të Bashkisë Sarandë, ku sipas KLSH abuzimet shkojnë në rreth 1 milion euro.
Në muajin Prill KLSH dorëzoi në Prokurorinë e Sarandës një dosje ku pretendonte se zyrtarët e lartë të Bashkisë Sarandë kishin bërë shkelje ligjore në tendera me një dëm ekonomik rreth 1 milionë euro.
Së bashku me dosjen, KLSH dorëzoi në Prokurori edhe kallëzime penale ndaj kryetares së Bashkisë dhe disa zyrtarëve të tjerë. Prokuroia nga ana e saj e pushoi ceshtjen në muajin korrik, me pretendimin se nuk ka gjetur shkelje.
Por KLSH në muajin shtator bëri ankimin në Gjykatën e Sarandës ndaj vendimit të Prokurorisë për pushimin e hetimeve.
Gjykata e Sarandës, pas shqyrtimit të ankesës së KLSH ditën e sotme vendosi të detyrojë Prokurorinë e Sarandës për rihapjen e kësaj dosjeje.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.